Connect with us

Kosovë

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Publikuar

më

Ismet Kryeziu nga KDI, ka shkruar në lidhje me tri palë zgjedhjet e fundit që ka thënë se kanë dëshmuar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për çdo krizë politike,

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjedhjet mund të përcaktojnë fitues dhe humbës, por ato nuk mund të krijojnë vullnet politik aty ku ai mungon.

Kryeziu ka thënë se rreziku i pushtetit të përqendruar është i mundur në Kosovë.

Postimi i plotë:

Tri palë zgjedhje brenda një periudhe relativisht të shkurtër kanë dëshmuar se vota, në vetvete, nuk është zgjidhje për çdo krizë politike. Zgjedhjet mund të përcaktojnë fitues dhe humbës, por ato nuk mund të krijojnë vullnet politik aty ku ai mungon. Pa një përkushtim të sinqertë për funksionalitet institucional, kulturë kompromisi dhe respektim të rregullave demokratike, zgjedhjet rrezikojnë të shndërrohen në mekanizëm të përsëritjes së krizave, e jo të zgjidhjes së tyre.

Kërkesa e një subjekti politik për të fituar mbi 60 për qind të votave, siç ishte rasti i VV-së, mund të jetë një synim legjitim elektoral. Çdo parti synon të sigurojë sa më shumë mbështetje. Megjithatë, kur shumica absolute paraqitet si kusht për formim të institucioneve ose si justifikim me arsyetimin se opozita është jobashkëpunuese, kjo shndërrohet më tepër në një përpjekje për përqendrim të pushtetit.

Përvoja e shteteve të rajonit tregon se përqendrimi i pushtetit në duart e një force të vetme politike, edhe kur buron nga zgjedhje formalisht demokratike, mund të çojë drejt sistemeve hibride, ku zgjedhjet zhvillohen rregullisht, por kontrolli institucional, llogaridhënia dhe konkurrenca politike dobësohen gradualisht.

Përqendrimi i pushtetit është një fenomen që shfaqet në forma të ndryshme dhe që vazhdon të mbetet sfidë për shumicën e vendeve të Ballkanit, edhe pas më shumë se 30 vitesh tranzicion demokratik. Ai nuk manifestohet përmes ndalimit të zgjedhjeve apo eliminimit formal të pluralizmit politik, por përmes dobësimit gradual të kushteve që e bëjnë demokracinë funksionale. Kur zgjedhjet dhe vota ndikohet nga klientelizmi, nepotizmi, punësimet partiake, ndihmat sociale apo varësia ekonomike e qytetarëve nga pushteti, liria reale e zgjedhjes vihet në pikëpyetje. Në këto rrethana, zgjedhjet vazhdojnë të mbahen, por ato nuk garantojnë domosdoshmërisht që qeveria të jetë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Demokracitë nuk rrënohen gjithmonë nga mungesa e zgjedhjeve, por shpesh nga tendenca për ta përqendruar pushtetin në emër të efikasitetit, stabilitetit apo vullnetit të shumicës. Po aq problematike për funksionimin demokratik mund të jetë edhe një kulturë politike ku opozita e sheh bllokimin institucional si strategji të përhershme veprimi.

Prandaj, ekzistenca e procesit zgjedhor dhe e shumë partive politike nuk mjafton për të dëshmuar se një vend gëzon demokraci të konsoliduar. Një demokraci e tillë shpesh mbetet vetëm një pluralizëm formal.

Megjithatë, fakti që zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk prodhuan një shumicë të mjaftueshme për formimin e lehtë të institucioneve nuk duhet të interpretohet domosdoshmërisht si dëshmi e një kulture politike thellësisht pluraliste apo si refuzim qytetar ndaj tendencave për përqendrim të pushtetit. Një rol të rëndësishëm luan edhe arkitektura kushtetuese dhe zgjedhore e vendit. Sistemi proporcional i përfaqësimit, i kombinuar me vendet e garantuara për komunitetet joshumicë, e bën shumë më të vështirë krijimin e shumicave të mëdha parlamentare që do t’i mundësonin një partie të vetme kontroll të plotë mbi institucionet.

Kjo nuk do të thotë se rreziku i pushtetit të përqendruar është i pamundur në Kosovë. Megjithatë, sistemi aktual institucional e bën më të vështirë krijimin e një dominimi të pakontestueshëm politik, duke ruajtur një nivel të caktuar pluralizmi dhe ndarjeje të pushtetit. Prandaj, sfida kryesore e demokracisë kosovare nuk është thjesht organizimi i zgjedhjeve, por krijimi i institucioneve të forta, të pavarura dhe funksionale, të cilat garantojnë se pushteti buron nga qytetari dhe mbetet i kufizuar nga ligji. Vlerësimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk mund të reduktohet vetëm në procedurën teknike të votimit. Po aq të rëndësishme janë pavarësia e institucioneve, liria e mediave, konkurrenca reale politike dhe barazia e mundësive ndërmjet subjekteve politike.

Në fund, demokracia funksionale nuk varet nga fuqia e shumicës, por nga fuqia e institucioneve për të kufizuar pushtetin e çdo shumice.

Maqedoni19 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme51 minutes ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri51 minutes ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë1 hour ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni2 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni2 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni2 hours ago

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Shqipëri3 hours ago

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Kosovë3 hours ago

Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Dogana drejt transformimit digjital, tranzit më i shpejtë dhe kufij inteligjentë

Maqedoni4 hours ago

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Kosovë4 hours ago

Mësohet se kush janë gjyqtarët e caktuar në Apel për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK