Connect with us

Lajme

Komuna e Tetovës: Gjykatësit shqiptarë në Kushtetuese po bëjnë politikë ditore, nuk mbrojnë interesit shqiptar

Publikuar

Komuna e Tetovës ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me çështjen e riemërtimit të rrugëve në qytet, duke akuzuar gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese se po merren me politikë ditore në vend që të mbrojnë interesin shqiptar në këtë institucion, transmeton Zyrtare.net

Në reagimin e saj, Komuna thekson se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë nuk është bërë asnjëherë i plotfuqishëm, pasi, sipas saj, katër qeveritë e udhëhequra nga BDI pas vitit 2007 nuk e kanë proceduar atë në Qeveri.

“Për këtë arsye, emërtimet nuk kanë figuruar as në Kadastër dhe as në Regjistrin Qendror”, thuhet në reagim.

Nga Komuna vlerësojnë se, pavarësisht kësaj situate, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk është dashur të lejonin hapjen e procedurës pikërisht në një periudhë kur, sipas tyre, Komuna e Tetovës është afër finalizimit të procesit të riemërtimit zyrtar të rrugëve.

Komuna e Tetovës pretendon se pas këtyre veprimeve fshihet një përpjekje për të krijuar tensione ndëretnike.

“Tendenca është e qartë: të krijohen tensione ndëretnike. Ndërsa pas kësaj tendence qëndron partia e cila i shpërndan zyrtarisht deklaratat e një gjykatësi kushtetues”, thuhet në reagimin e Komunës së Tetovës.

Reagimi vjen në kohën kur çështja e emërtimit të rrugëve në Tetovë është rikthyer në fokus të debatit politik dhe institucional.

NA NDIQ NË FACEBOOK