Connect with us

Lajme

Klubi i veteranëve të luftës së UÇK-së: Reagimet ndaj vendimit për Tetovën janë hipokrizi, kërkohen veprime konkrete

Publikuar

 

Klubi i veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut lidhur me emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, me të cilin, sipas tyre, janë rikthyer emërtimet e mëparshme, trasnmeton Zyrtare.net

Në reagimin e tyre publik, veteranët theksojnë se fillimisht nuk kishin dëshirë të komentojnë zhvillimet që lidhen me këtë institucion, por sipas tyre, reagimet e disa figurave publike i kanë shtyrë të dalin me qëndrim.

Ata kritikojnë disa individë politikë dhe publikë, të cilët i quajnë “pseudo-trima”, duke i akuzuar se po reagojnë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sipas tyre, më herët kanë qenë pjesë e proceseve që kanë ndikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve në Parlament.

“Ne do t’i përkrahim vetëm nëse janë të gatshëm të protestojnë para Parlamentit dhe të kërkojnë shkarkimin e gjyqtarëve që sipas tyre marrin vendime të dëmshme,” thuhet në reagim.

Veteranët shprehin gjithashtu dyshime se, sipas tyre, mund të ketë presione politike ndaj gjyqtarëve për lëndë që prekin të drejtat dhe arritjet e shqiptarëve, me qëllim përfitime politike nga reagimet publike.

Në reagim i bëhet thirrje aktorëve politikë që, nëse janë “patriotë siç paraqiten në rrjete sociale dhe deklarata publike”, të ndërmarrin veprime konkrete, përfshirë protesta dhe dorëheqje nga postet politike e shtetërore.

“Turpi lahet me vepra, jo me fjalë,” përfundon reagimi i Klubit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK