Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti: Nisim aktivitete për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta

Publikuar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se komuna po ndërmerr masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë periudhës me temperatura të larta, në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, raporton Zyrtare.net

Sipas tij, është zhvilluar një takim pune me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, përfshirë Gjinekologjinë, Klinikën e Fëmijëve, Qendrën e Shëndetit Publik, Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe Kryqin e Kuq, për koordinimin e aktiviteteve parandaluese.

Mexhiti njoftoi se ekipet mjekësore do të angazhohen në terren, duke nisur aktivitetet nga Parku i Çairit, Parku Rinia në Fushë Topanë dhe Çarshia e Vjetër. Ato do të ofrojnë kontrolle bazë shëndetësore, shpërndarje të ujit, këshilla profesionale për mbrojtjen nga të nxehtit, si dhe broshura informuese me rekomandime praktike për qytetarët.

Ai theksoi se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet grupeve më të rrezikuara, si fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, përmes këshillave mbi hidratimin, ushqyerjen dhe mbrojtjen gjatë ditëve me temperatura të larta.

“Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë. Në bashkëpunim me institucionet shëndetësore do të vazhdojmë me aktivitete informuese dhe parandaluese, për t’u siguruar që secili qytetar të ketë mbështetjen dhe informacionin e nevojshëm për ta përballuar sa më sigurt këtë periudhë të verës”, ka shkruar Mexhiti.

NA NDIQ NË FACEBOOK