Connect with us

Kosovë

Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

Publikuar

Pas humbjes në tri palë zgjedhje si kandidat për kryeministër dhe humbjes së rreth 40 mijë votave dje në raport me votimin e rregullt me 28 dhjetor, brenda PDK-së kanë nisur zërat të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Bedri Hamzës, raporton Veriu.info.

Ish kandidati i PDK-së për deputet nga diaspora, Shahin Dervishaj, ka thënë se kësaj partie i duhet një lider i vërtetë, duke lënë të kuptohet se Bedri Hamza, sipas tij, nuk është i tillë.

Ai thotë se për momentin i vetmi që mund të përballet me situatën aktuale është Uran Ismaili.

Postimi i Shahin Dervishaj:

Bedri Hamza është një njeri jashtëzakonisht i mirë, punëtor dhe një ndër më të mirët në fushën e ekonomisë në gjithë Kosovën.

Por PDK-së i duhet një lider i vërtetë. Unë personalisht mendoj se Bedriu nuk mund ta kthejë PDK-në aty ku e meriton.

Për momentin, mendoj se i vetmi që mund të përballet me situatën e tanishme është Uran Ismaili.

Ky është mendimi im.

NA NDIQ NË FACEBOOK