Connect with us

Maqedoni

Ia fotografon kartelën pacientit dhe ia harxhon mbi 90 mijë denarë

Publikuar

më

Një punonjës administrativ në ISHP Spitali i Përgjithshëm i Prilepit dyshohet se ka fotografuar kartelën debitore të pagesës të një banori të Prilepit, e më pas me të dhënat e saj ka kryer dhjetëra transaksione në internet, me çka ka shpenzuar në mënyrë të paligjshme mbi 90.000 denarë.

​Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.S. (40) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dëshmive për dyshim të bazuar për veprat penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”.

​Sipas denoncimit, më 13 tetor 2025, i dyshuari, i cili punonte si nëpunës administrativ në sportelin e pagesave në spitalin e Prilepit, ka fotografuar kartelën debitore të pagesës të një personi nga Prilepi.

​Më pas, në periudhën nga 26 tetori 2025 deri më 19 shkurt 2026, duke shfrytëzuar të dhënat e kartelës, ai ka kryer gjithsej 71 transaksione përmes internetit, duke shkaktuar një dëm në vlerë prej 90.174 denarë.

​Kundër banorit të Prilepit është ngritur kallëzim penal, ndërsa institucionet kompetente do të veprojnë më tej për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lajme25 minutes ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA29 minutes ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme59 minutes ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni1 hour ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni2 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni2 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri2 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota3 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota3 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni3 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota3 hours ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni3 hours ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

NA NDIQ NË FACEBOOK