Lajme
Hamza Halili shpallet nxënësi më i dalluar i gjeneratës në SH.M.Q.SH. “Saraj”

Hamza Halili është shpallur “Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026” në SH.M.Q.SH. “Saraj”, duke u vlerësuar për suksesin, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë katër viteve të shkollimit.
Në një reagim pas marrjes së këtij vlerësimi, Halili e cilësoi këtë si një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij arsimor.
Ai falënderoi drejtorin e shkollës, Bedri Gjurecin, për mbështetjen dhe përkushtimin gjatë viteve të shkollimit, si dhe profesorët e SH.M.Q.SH. “Saraj” për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në formimin e nxënësve.
Po ashtu, Halili shprehu falënderime për familjen dhe shoqërinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky vlerësim është rezultat i punës, përkushtimit dhe këmbënguljes së tij gjatë katër viteve të fundit.
“Ky është një vlerësim që do ta kujtoj gjithmonë”, ka shkruar Hamza Halili.



















