Connect with us

Lajme

Ftesë surprizë për kryeparlamentarin Afrim Gashin ambasadori i dhuron fanellën e ekipit Suedez

Publikuar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në një takim ambasadorin e Suedisë në Shkup, Sh.T. Ola Sölström, ku u diskutuan procesi i integrimit evropian, reformat institucionale dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit, palët rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e dialogut politik dhe përmbushjen e reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt Bashkimit Europian. U diskutuan gjithashtu zhvillimet aktuale në Kuvend, rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve, si dhe iniciativa të përbashkëta për promovimin e vlerave evropiane tek të rinjtë.

Një moment i veçantë i takimit ishte edhe një ftesë simbolike nga ambasadori suedez, që kryeparlamentari të bëhet pjesë e “Team Sweden” gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, një gjest miqësor që u vlerësua si dëshmi e marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve.

Takimi u cilësua si konstruktiv dhe me fokus në forcimin e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK