Connect with us

Lajme

Florian Nesimi – funksionarëve të BDI-së: Me një status për gjuhën shqipe nuk bëhesh patriot

Publikuar

Analisti Florian Nesimi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka kritikuar ashpër funksionarët e BDI-së, duke i akuzuar për hipokrizi dhe për përdorim të çështjeve kombëtare për përfitime politike.

Sipas Nesimit, një funksionar i BDI-së është pasuruar duke qenë pjesë e koalicioneve si me LSDM-në ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në, ndërsa më pas, me një postim në mbrojtje të gjuhës shqipe, paraqitet si patriot.
“Funksionari i BDI-së u bë milioner duke koalicionu herë me LSDM e herë me VMRO. Në fund e hedh një status në Facebook në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe me automatizëm bëhet patriot i madh”, shkruan Nesimi.
Ai krahason këtë me pozitën e qytetarëve të zakonshëm, të cilët, sipas tij, punojnë me orar të plotë dhe jetojnë me paga mesatare, por kur shprehin mendimin e tyre për realitetin, etiketohen si tradhtarë.
Në fund të reagimit, Nesimi shprehet se beson se ky mentalitet po ndryshon dhe se qytetarët tashmë janë më të aftë të dallojnë, sipas tij, të mirën nga e keqja.
“Popullata tani di të dallojë të mirën nga e keqja dhe periudha e ish-politikanëve milionerë po shkon drejt historisë”, përfundon ai në postimin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK