Connect with us

Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

Publikuar

Autoritetet amerikane pretendojnë se kanë parandaluar një sulm të mundshëm që mund të kishte shkaktuar mijëra viktima në Shtëpinë e Bardhë. Sipas zyrtarëve federalë të cituar nga mediat amerikane, Byroja Federale e Hetimit (FBI), në bashkëpunim me Shërbimin Sekret dhe agjenci të tjera të sigurisë, zbuloi dhe ndaloi një plan të dyshuar për të goditur eventin “UFC Freedom 250”, të mbajtur të dielën në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, shkruan A2 CNN.

Sipas hetimeve paraprake, personat e dyshuar kishin planifikuar të përdornin dronë të mbushur me lëndë shpërthyese për të goditur ndërtesa pranë zonës së aktivitetit, me synimin për të krijuar panik dhe për të detyruar evakuimin e mijëra pjesëmarrësve. Në kaosin e krijuar, të pranishmit do të drejtoheshin drejt zonave ku, sipas autoriteteve, ishin pozicionuar snajperë të gatshëm për të hapur zjarr.

Hetuesit pretendojnë se plani përfshinte edhe një fazë të tretë, ku persona të tjerë do të tentonin të sulmonin portat e Shtëpisë së Bardhë. Deri të hënën, pesë persona janë arrestuar në lidhje me komplotin, ndërsa 23 individë të tjerë janë identifikuar si të përfshirë në diskutimet për organizimin e sulmit.

Sipas burimeve të cituara nga Fox News, komunikimet mes të dyshuarve ishin zhvilluar përmes aplikacionit të koduar Signal. Disa prej tyre kishin udhëtuar drejt Fredericksburgut në Virxhinia për përgatitjet finale të planit.

Në aktivitetin sportiv morën pjesë rreth 4300 persona, mes tyre presidenti amerikan Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe figura të njohura të biznesit, përfshirë Mark Zuckerberg.

“Falë reagimit të shpejtë të FBI-së, Departamentit të Drejtësisë dhe partnerëve të sigurisë, sulmi i dyshuar u ndalua përpara se të vihej në zbatim”, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel. Megjithatë, deri tani autoritetet amerikane nuk kanë publikuar dokumente gjyqësore apo detaje shtesë që konfirmojnë zyrtarisht të gjitha pretendimet e bëra në media lidhur me këtë rast.

Shqipëri16 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme1 hour ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

NA NDIQ NË FACEBOOK