Bota
Europa po digjet vala vdekjeprurëse e të nxehtit merr jetë njerëzish dhe paralizon qytete të tëra

Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore, duke shkaktuar dhjetëra viktima, ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbylljen e shkollave e monumenteve kulturore.
Sipas raportimeve, temperaturat arritën deri në 40°C (104°F) më 28 qershor në disa rajone të kontinentit, ndërsa në zona të tjera moti ekstrem u shoqërua me stuhi të fuqishme.
Franca është ndër vendet më të goditura, ku autoritetet kanë raportuar rreth 1.000 vdekje shtesë të lidhura me valën rekord të të nxehtit, duke ngritur alarmin për pasojat e ndryshimeve klimatike dhe fenomeneve gjithnjë e më të shpeshta ekstreme.
Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po përballet me një verë të pazakontë, ndërsa qeveritë po marrin masa emergjente për mbrojtjen e popullsisë dhe stabilizimin e rrjeteve energjetike./ Reuters
















