Connect with us

Maqedoni

Dy banorë të Sarajit u arrestuan pasi në veturën e tyre u gjetën pushkë për gjueti

Publikuar

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pushkë për gjueti, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën midis fshatrave Shishevo dhe Grçec në zonën e komunës së Sarajit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse të SPV Shkup arrestuan N.S. (54) nga fshati Saraj dhe R.S. (58) nga fshati Krushopek”, raportoi Policia.

Në veturën e tyre Hunday ishin gjetur dy pushkë “Bajkal” të kalibrit 12 mm, dy fishekë gjuetie dhe gjëra të tjera.

Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve.

NA NDIQ NË FACEBOOK