Connect with us

Maqedoni

Digjitalizohen procedurat për lejet e armëve

Publikuar

më

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar zgjerimin e shërbimeve elektronike me qëllim që procedurat për lëshimin dhe vazhdimin e lejeve për armë të jenë më të shpejta dhe më efikase. Edhe pse me ndryshimet e reja ligjore afati i vlefshmërisë së lejeve do të shkurtohet nga 10 në 5 vjet, nga MPB-ja sigurojnë se digjitalizimi do ta lehtësojë ndjeshëm procesin për qytetarët.

Në periudhën e ardhshme parashihet vendosja e mundësisë për paraqitjen elektronike të kërkesave për leje armësh, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë. Gjithashtu, në formë elektronike do të jetë e qasshme edhe vërtetimi për armët e kategorisë D.
Ndihmësministri Jovan Altanxhiev njoftoi se gjatë një viti e gjysmë janë zgjidhur rreth 15.000 lëndë, që paraqet një rritje shumëfish më të madhe krahasuar me mesataren e viteve të kaluara. Sipas tij, ky rezultat është arritur falë digjitalizimit të pjesshëm dhe lidhjes së evidencave të MPB-së me institucionet gjyqësore.(INA)

Lajme8 minutes ago

“Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

Lajme35 minutes ago

A i frikësohet forcimit të BDI-së pas lirimit të Grubit? Përgjigjet Izet Mexhiti

Lajme1 hour ago

Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje!

Maqedoni1 hour ago

Këshilltari komunal Mustafi i drejtohet Izet Mexhitit: Nëse je serioz kundër Maksimit, nxirri këshilltarët nga koalicioni lokal!

Maqedoni2 hours ago

Kasami mblodhi myftiun dhe mitropolitin në Tetovë: Mesazh i përbashkët kundër incidenteve ndëretnike

Shqipëri2 hours ago

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

Lajme2 hours ago

Mexhiti: E mbështetëm Arkinin në Bërvenicë, por BDI nuk di të tregojë mirënjohje

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Studentët shqiptarë e jepnin provimin e jurisprudencës në maqedonisht, me VLEN-in për herë të parë do ta japin në shqip

Lajme2 hours ago

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

Bota2 hours ago

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Maqedoni2 hours ago

Mexhiti “godet” Dimitrievskin: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

Maqedoni3 hours ago

Provimi i jurisprudencës thellon përplasjet në qeveri: Znam kërcënon me largim, Mickoski refuzon shqipen në tërësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK