Connect with us

Lajme

Dhuna në familje, Gostivari ia kalon Tetovës!

Publikuar

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në rajonin e Pollogut dhe më gjerë. Pavarësisht angazhimeve të institucioneve dhe sektorit joqeveritar, pothuajse çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje në polici. Sipas raportimeve, këtë vit është shënuar edhe një viktimë si pasojë e dhunës brenda familjes. Viktima ishte nga Gostivari, ndërsa kryerësi i veprës ishte djali i tij. Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, rajoni i Gostivarit prin ndaj Tetovës për sa i përket statistikave të dhunës në familje për tre muajt e parë të këtij viti.

“Në tre muajt e parë të vitit 2026 janë regjistruar 34 raste të dhunës në familje, prej tyre në Gostivar 19, ndërsa në Tetovë 15 raste. Është shënuar një vrasje në Gostivar, ku viktimë është babai ndërsa kryerës djali. Lëndime trupore janë evidentuar gjithsej 16, tetë në Tetovë dhe tetë në Gostivar. Rrezikim i sigurisë janë 17 raste, më shumë në Gostivar, 10 raste, ndërsa 7 në Tetovë, si dhe një rast i heqjes së paligjshme të lirisë në Gostivar. Kryerësit në shumicën e rasteve kanë përdorur forcë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj viktimave, duke u shkaktuar lëndime trupore. Si shkaktarë më të shpeshtë paraqiten alkooli, çrregullimet nervore dhe irritimi i kryerësve. Në pjesën e kundërvajtjeve për dhunë në familje janë regjistruar 27 raste, ndërsa për to janë denoncuar 29 persona. Në tre muajt e parë të vitit 2026 janë evidentuar edhe 4 kundërvajtje të tjera. Më së shpeshti bëhet fjalë për sulme fizike dhe bërtitje në vend publik”, deklaroi për Gazetën Koha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 181 raste të dhunës në familje, prej tyre 125 në Tetovë dhe 56 në Gostivar. Edhe vitin e kaluar është regjistruar një vrasje si pasojë e dhunës në familje, ndërsa rastet e tjera lidhen me rrezikim të sigurisë, lëndime trupore, përndjekje, ngacmim seksual dhe privim të paligjshëm nga liria.

“Veprat penale janë kryer nga 200 kryerës dhe ndaj tyre janë parashtruar 155 kallëzime penale. Në shumicën e rasteve kryerësit janë burra, pastaj partnerë, por ka edhe raste kur dhunues janë vëllai, kunata, xhaxhai, vjehrri e të tjerë. Në 26 raste si kryerëse paraqiten gra. Si denoncues të dhunës në familje janë 200 viktima, shumica gra dhe 39 burra”, njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Ajo që mbetet shqetësuese është mungesa e një trajtimi më të mirë institucional për viktimat e dhunës në familje. Megjithatë, si zhvillim pozitiv vlerësohet fakti se viktimat po e denoncojnë gjithnjë e më shpesh dhunën dhe nuk e fshehin atë. (koha.mk)

Advertisement
Lajme9 minutes ago

Gjykata shtyu seancën për “Lotarinë Shtetërore” pas ndalimit të Përparim Bajramit, gjyqi vazhdon më 18 shtator

Maqedoni15 minutes ago

Alarm në arsim: 3 në 4 nxënës 15-vjeçarë në Maqedoni nuk kuptojnë atë që lexojnë

Shqipëri15 minutes ago

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

Maqedoni46 minutes ago

Sulmon kunatën dhe mbesën në oborrin e shtëpisë, arrestohet 46-vjeçari

Kosovë59 minutes ago

Rrustemi i VV’së godet LDK’në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun

Kosovë60 minutes ago

‘‘Deklaratë skandaloze’’, Bajqinovci i ashpër me deputetin nga Lista Serbe, komenton edhe propozimin e Kujtim Shalës për nënkryetarë; “Është problematike”

Kosovë60 minutes ago

Ilir Kërçeli: Si me votu Shalën, kjo është e pakuptimtë

Maqedoni1 hour ago

Toshkovski pas arrestimit të Bajramit: “Askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë”

Lajme1 hour ago

Hamza: Është përmbysur rendi kushtetues, e votojmë nënkryetaren që është propozuar nga PDK

Maqedoni1 hour ago

MASH tërheq programin për edukimin seksual: “Do ta shqyrtojmë fjalë për fjalë”

Shqipëri2 hours ago

Incident në paraburgimin e Komisariatit të Sarandës, i arrestuari sulmon efektivët! Kishte 2 precedentë penalë, i gjendet edhe pistoletë me mulli

Lajme3 hours ago

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, Gjykata jep vendimin për Jozin

NA NDIQ NË FACEBOOK