Lajme
Dauti në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë: Shkëmbimi i përvojave ndihmon në përballimin e sfidave të sigurisë

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “Konferenca e Sigurisë në Shkup 2026”, të organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë (CSS-Skopje), transmeton zyrtare.
Konferenca u mbajt nën temën “Siguria në Tranzicion: Orientimi ndërmjet Teknologjisë, Gjeopolitikës dhe Qëndrueshmërisë në një Botë në Ndryshim” dhe mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë të sigurisë dhe politikëbërës për të diskutuar sfidat bashkëkohore të sigurisë.
Sipas Dautit, në kuadër të konferencës u trajtuan tema të rëndësishme si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, zhvillimet gjeopolitike, siguria ekonomike dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike.
Ai theksoi se pjesëmarrja në këtë aktivitet ka kontribuar në zgjerimin e njohurive profesionale, shkëmbimin e ideve me ekspertë të fushës dhe njohjen me qasje moderne për përballimin e sfidave të sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

















