Connect with us

Lajme

Daut Beqiri: Po investojmë fuqishëm në Orllancë, nis projekti madhor për rregullimin e lumit

Publikuar

Kryetari i Komunës së Haracinës, Daut Beqiri, ka njoftuar fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Orllancë, një projekt që synon rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e zonës nga rreziqet e mundshme, raporton Zyrtare.

Sipas Beqirit, projekti përfshin rregullimin e shtratit të lumit në një gjatësi prej 933.5 metrash, me punime që do të realizohen nga betoni dhe guri.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin në 31.736.479 denarë. Nga kjo shumë, 24.736.479 denarë janë siguruar përmes thirrjes së dytë të Qeverisë dhe do të realizohen nëpërmjet Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Komuna e Haracinës merr pjesë me kofinancim prej 7 milionë denarësh.
“Kemi filluar punimet për një projekt të rëndësishëm në fshatin Orllancë. Do të vazhdojmë të punojmë që çdo vendbanim të ketë investime konkrete dhe kushte më të mira për qytetarët”, ka deklaruar Beqiri.
Nga komuna theksojnë se realizimi i këtij projekti pritet të përmirësojë infrastrukturën lokale dhe të kontribuojë në mbrojtjen e banorëve dhe pronave nga përmbytjet dhe dëmet e mundshme.

Advertisement