Lajme
Beqiri jep lajmin e madh: Shkëndija ndeshjet si nikoqir i luan në Çair

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti, për mbështetjen e dhënë ndaj KF Shkëndija Haraçinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqiri njoftoi se pas inkuadrimit historik të klubit për herë të parë në Ligën e Parë, ndeshjet si vendas do të zhvillohen në Stadiumin e Çairit deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e stadiumit të ri në Haraçinë.
“Falënderojmë z. Izet Mexhiti për gatishmërinë dhe përkrahjen e ofruar, duke na mundësuar shfrytëzimin e stadiumit gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Beqiri.
Ai theksoi se komuna pret që së shpejti të nisë realizimi i projektit për stadiumin e ri pranë dëshmorëve të kombit, i cili do t’i shërbejë klubit pas promovimit në elitën e futbollit vendor.




















