Connect with us

Lajme

BDI kërkon seancë urgjente për emrat e rrugëve në Tetovë!

Publikuar

Vendimi i i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e 11 emrave të vjetër të rrugëve të Tetovës, të ndryshuara në vitin 2007 nga Këshilli komunal, ka përplasur BDI-në opozitare me Komunën e Tetovës.

Këshilltarët e BDI-së në Këshill kanë dorëzuar një kërkesë me të cilën kërkojnë që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku kërkojnë që edhe një herë të votohen emrat e rrugëve.

“Në vitin 2006, Bashkimi Demokratik për Integrim e miratoi këtë vendim me votimin e të gjithë këshilltarëve, të të gjitha etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të Badenterit. Sot kërkojmë që ky vendim të rimiratohet menjëherë, duke pasur parasysh se, sipas regjistrimit të fundit, për këtë çështje nuk kërkohet më votim i dyfishtë me Badenter në Këshillin e Komunës së Tetovës. Tetova nuk guxon të kthehet prapa. Tetova duhet dhe do ta mbrojë historinë, dinjitetin dhe realitetin e saj”, tha Berat Murati.

NA NDIQ NË FACEBOOK