Connect with us

Lajme

Bardhyl Hasanpapaj: Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore

Publikuar

Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj ka zhvilluar sot një aktivitet në Rahovec, ku është pritur nga qytetarë dhe mbështetës të tij.

Në një postim, Hasanpapaj ka falënderuar për pritjen, duke e përshkruar atmosferën si të mbushur me “besim, shpresë dhe entuziazëm”.

“Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore”, ka shkruar ai, duke ndarë momentet nga takimi me qytetarët në “qytetin e vreshtave”.

Hasanpapaj është kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme dhe po zhvillon takime në kuadër të fushatës së tij zgjedhore.

Postimi i plotë

NA NDIQ NË FACEBOOK