Lajme
Azizi: Po e zgjidhim çështjen e provimit të jurisprudencës, shmangim gjitha barrierat

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 lidhur me Provimin për jurisprudencën ka thënë se po e zgjidhin këtë çështje dhe po shmangin gjitha barrierat me ardhjen e tyre në pushtet.
“Për herë të parë pas ardhjes së VLEN në pushtet marrin një kërkesë nga studentët që ka qenë për të eliminuar barrierën që kanë në provimin. Në takimin e parë me studentët, ju kemi thënë se këtë çështje do ta zgjidhim. Po e zgjidhim dhe po shmangim gjitha barrierat”, ka thënë deputeti Azizi.
Ai ka thënë se për çështje të interesit të përbashkët duhet të ulemi të merremi vesh së bashku, sikur pala tjetër.
“Opozita asnjëherë nuk kanë dhënë një provë të tillë, përveç se të keqpërdorin iniciativa, të ndërtojmë qëndrime të përbashkëta, nuk e kanë interesimin as më të vogël. Ka në qene disa ligje, disa rezoluta, ata po e shohin rrezikun, i shihni sondazhet e fundit VLEN kalon në epërsi ndaj BDI-së”, ka thënë ai.
Çdo kartë e opozitës është e djegur
Çdo kartë e tyre, shton ai është e djegur, prandaj edhe krijojnë skena filmi.
“Ju ka interesuar Soravia dhe biznese tjera…”, ka thënë Azizi.
















