Connect with us

Lajme

Azizi: Ministrat e BDI-së kanë votuar një mekanizëm joefikas siç ka qenë balancuesi

Publikuar

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se mekanizmi i balancuesit i instaluar nga garnitura e kaluar nuk ka dhënë efektin e duhur, ka qenë joefikas dhe se kjo gjatë asaj periudhë ka sjellë rënie drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në administratë.

“Ka situata aq absurde, psh, balancuesi ka hyrë në fuqi në vitin 2016 ku bie në mënyrë drastike përfaqësimi i shqiptarëve në administratë. Pra, pas vendosjes së balancuesit nga viti 2016 e deri 2023 ke 1.6 apo 1.8 rënie të këtij përfaqësimi. Balancuesi është treguar joefikas edhe ministrat e BDI-së kanë votuar një mekanizëm joefikas, ishte një trup politik nga ish kryeministri Gruevski për të parandaluar rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve”, ka thënë Azizi.

Ata, duke aluduar në opozitën, nuk bënë ligj, duhej të vinte VLEN për të bërë ligj dhe gjitha akuzat që patën ranë në ujë.

“E dini kur e bëmë Qeverinë, ishte ligji për kazinotë, Korridori 8, Rruga Shkup- Bllacë, çështja e Medresesë, provimi i jurisprudencës dhe një nga një po japim zgjidhje ligjore për dallim nga ata që sollën ligje gjysmake dhe ne po merremi çdo ditë për të gjetur zgjidhje funksionale”, ka thënë deputeti Azizi.

NA NDIQ NË FACEBOOK