Lajme
Albi Qamili reagon për protestën e BDI-së: Tetova nuk manipulohet

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka reaguar në Facebook pas protestës së organizuar nga BDI, për të cilën në media u raportua për pjesëmarrje të ulët.
Në një postim të shkurtër, Qamili shkroi:
“Tetova nuk manipulohet.
Ta thanë pështymën në fyt!”
Reagimi i tij vjen pasi në media u publikuan pamje nga protesta, ku u raportua se një numër i vogël qytetarësh iu përgjigjën thirrjes së BDI-së për protestë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
















