Connect with us

Maqedoni

Ahmeti – Christoph Sommer: Partneriteti me Zvicrën është i rëndësishëm për zhvillimin dhe integrimin evropian

Publikuar

më

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommerv. Ahmeti vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera ndërmjet Zvicrës dhe vendit tonë, si dhe kontributin e vazhdueshëm zviceran përmes programeve të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike.

“Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të arritjeve strategjike të vendit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mbeten shtylla themelore për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian”, shkruan Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador i Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë bisedës sonë vlerësuam marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera ndërmjet Zvicrës dhe vendit tonë, si dhe kontributin e vazhdueshëm zviceran përmes programeve të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike, si qeverisja demokratike dhe e mirë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, si dhe mbrojtja e ujit dhe mjedisit.
Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të arritjeve strategjike të vendit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mbeten shtylla themelore për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimore në vend, si dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

Lajme33 minutes ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA37 minutes ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme1 hour ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni1 hour ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni2 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni2 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri3 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota3 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota3 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni3 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota3 hours ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni3 hours ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

NA NDIQ NË FACEBOOK