Lajme
“VLEN 1”, Bilall Kasami sonte në TV21 për aktualitetin politik

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, sonte nga ora 21:30 do të jetë i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21.
Pas kongresit të fundit ku VLEN u formalizua si një parti e vetme politike, Kasami pritet të flasë për procesin e bashkimit të pesë subjekteve politike shqiptare në një front të përbashkët.
Në intervistë, ai do të trajtojë edhe aktualitetin politik në vend, zhvillimet brenda koalicionit qeverisës, si dhe tema të tjera që po dominojnë debatin publik.


















