Connect with us

Lajme

Valbon Limani në Sarajevë për Ditët e Komunës së Stari Gradit: Konfirmohet bashkëpunimi dhe miqësia mes dy komunave

Publikuar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me këshilltarin komunal prof. Namik Durmishi, po qëndrojnë në Sarajevë me rastin e Ditëve të Komunës së Stari Gradit, komunë me të cilën Gostivari është i binjakëzuar.

Delegacioni gostivaras u prit nga kryetari i Komunës së Stari Gradit, z. Irfan Çengiç, në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, duke riafirmuar raportet e mira ndërmjet dy komunave.

Gjatë vizitës, Limani dhe Durmishi morën pjesë në seancën festive të Këshillit të Komunës së Stari Gradit, si dhe në darkën zyrtare të organizuar me këtë rast, ku u shkëmbyen dhurata simbolike në shenjë respekti, bashkëpunimi dhe miqësie të ndërsjellë.

Në kuadër të aktiviteteve, delegacioni mori pjesë edhe në promovimin e rikonstruktimit të Bijela Tabija-s, një nga monumentet më të njohura historike dhe turistike të Sarajevës. Me këtë rast, ata patën mundësinë të takohen edhe me kryetarin e Sarajevës, z. Samir Avdić.

Kryetari Limani thekson se turizmi, trashëgimia kulturore dhe veprimtaria e bashkëatdhetarëve në Sarajevë mbeten ura të fuqishme bashkëpunimi dhe afrimi ndërmjet Gostivarit dhe Stari Gradit.

Advertisement
Lajme3 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme52 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK