Lajme
Tym i zi mbi Shkup, dyshime për djegie të panjohur – banorët raportojnë erë të rëndë

Një re tymi të zi është vërejtur sot mbi Shkup, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët, ndërsa ende nuk dihet saktësisht burimi i djegies.
Banorë nga zona të ndryshme raportojnë se në ajër ndjehet një erë e rëndë dhe e pakëndshme, duke ngritur dyshime për djegie të materialeve të panjohura. Disa prej tyre kanë shpërndarë edhe pamje në rrjete sociale, ku shihet qartë tymi i dendur që mbulon një pjesë të qytetit.
Autoritetet për momentin nuk kanë dhënë informacion zyrtar lidhur me shkakun e tymit.
















