Lajme
Tubimi i VV në Sheshin Iliria – Albi Qamili: Tetova ia qiti pikën

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga tubimi i madh i organizuar në Tetovë, duke e cilësuar atë si një manifestim të fuqishëm të mbështetjes për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidaten për deputete Albulena Haxhiu po edhe kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.
“Tetova ia qiti pikën! Tubim madhështor i VETËVENDOSJES!, përkrahje e fuqishme për VV-në dhe Albulena Haxhiu nga Tetova”, shkroi Qamili, duke theksuar përkrahjen e qytetarëve për numrin 116 dhe bashkëpunimin politik mes VETËVENDOSJES! dhe VLEN.
Fotografitë e publikuara tregojnë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në tubim, ndërsa mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale e paraqesin ngjarjen si një demonstrim të mbështetjes së fuqishme për VETËVENDOSJEN nga shqiptarët e Tetovës.
















