Connect with us

Kosovë

Tentoi të udhëtonte drejt Shtutgartit nga Prishtina me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Turqisë

Publikuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në aeroportin e Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtonte drejt Shtutgardit me dokumente të falsifikuara, përcjell Gazeta Express.

Në raport, shtohet se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

‘’FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

ANP. Adem Jashari 01.05.2026 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti me anëtarët tjerë të familjes ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë- Shtutgard, duke prezantuar dokumentet –pasaportat që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raport.

NA NDIQ NË FACEBOOK