Connect with us

Sport

Shkëndija nga Haraçina shkruan histori, siguron ngjitjen në Ligën e Parë

Publikuar

Skuadra e Shkëndijës nga Haraçina ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, raporton Zyrtare.

Në ndeshjen e balotazhit të zhvilluar në Kavadar, ekipi nga Haraçina triumfoi ndaj Pelisterit të Manastirit pas ekzekutimit të penalltive, duke siguruar kështu promovimin në elitën e futbollit vendor.

Ky sukses shënon arritjen më të madhe në historinë e klubit, i cili sezonin e ardhshëm do të garojë për herë të parë në Ligën e Parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK