Connect with us

Lajme

Rritje e regjistrimeve në Tetovë, por migrimi vazhdon të zbrazë shkollat

Publikuar

më

Në shkollat fillore të Komunës së Tetovës vitin e ardhshëm shkollor pritet të ketë rritje të numrit të nxënësve që do të regjistrohen në klasën e parë në krahasim me vitin e kaluar, raporton Portalb.mk.

Vitin shkollor që vjen priten të regjistrohen 1025 nxënës në shkollat fillore, apo 90 më shumë e vitin e kaluar.

Megjithatë kjo mbetet të shihet si do të funksionojë në praktikë për shkak të migrimit të popullsisë jashtë vendit, si rezultat i së cilës numri i nxënësve çdo vit ka shënuar rënie në shkollat e Tetovës.

Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës thonë se ka filluar regjistrimi dhe të dhënat nga Librat Amë tregojnë se ka rritje të numrit të nxënësve.

Validin Ademi nga ky sektor thotë se të dhënat që kanë marrë nga Drejtoria e Librave Amë në Komunën e Tetovës tregojnë se gjithsej pritet të regjistrohen 1025 fëmijë për vitin akademik 2026/2027, në 12 shkolla fillore.

“ Vitin e kaluar kishim 939 nxënës të regjistruar të përkatësisë shqiptare, maqedonase dhe turke, ndërsa këtë vit presim fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe janar të 2021-shit”, tha Ademi.

Nga shkolla fillore “Liria”, drejtoresha Farije Kasami thotë se këtë vit do të ketë gjashtë paralele, katër në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase.

“Si institucion jemi përgatitur plotësisht për këtë proces. Sipas listave që na kanë ardhur nga komuna, nuk kemi ulje të numrit të nxënësve, shifrat mbeten të qëndrueshme si vitin e kaluar”, u Kasami.

Përveç sfidës së shpërnguljes, problem mbeten edhe prindërit që duan t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla që nuk i përkasin rajonit të tyre.

Këtë vit shkollor që po e lëmë në shkollat fillore të Tetovës u regjistruan 940 nxënës, numër afërsisht i njëjtë është edhe në shkollat e mesme. 

Statistikat tregojnë se që nga viti 2015 e këndej, numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për mbi 28 mijë.

Ndërkaq në pesë vitet e fundit, 30 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin.

 Viti shkollor 2025/2026 në mbarë vendin filloi për 245.000 nxënës, 177.800 të shkollave fillore dhe 67,200 të mesme. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, rreth 17 mijë nxënës kanë filluar klasën e parë dhe rreth 17 mijë të tjerë vitin e parë në shkollë të mesme. 

Advertisement
Shqipëri1 hour ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme2 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni3 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë4 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni4 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në BE, presim mesazhe të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK