Connect with us

Lajme

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë – baba e bir përfshihen në sherr, tre në ndalim policor

Publikuar

Një rrahje është regjistruar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku tre persona janë përfshirë në përleshje fizike, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 16:30, ndërsa rasti është raportuar në Polici rreth orës 17:00.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarve Ramë Berisha, 52 vjeç, Arbios Saraçi, 29 vjeç, dhe Xhavit Saraçi, 53 vjeç, ky i fundit babai i njërit prej të përfshirëve.

Sipas deklarimeve të tyre, ata janë rrahur mes vete duke përdorur grushte dhe shqelma, pa përdorur mjete të tjera.

Si pasojë e përleshjes, Ramë Berisha dhe Arbios Saraçi kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

NA NDIQ NË FACEBOOK