Connect with us

Lajme

Qytetarët bëjnë thirrje për unitet: Politika po na përçan, duhet më shumë paqe e tolerancë

Publikuar

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë, qytetarët uruan besimtarët myslimanë për festën, duke përcjellë mesazhe paqeje, bashkimi, tolerance dhe solidariteti. Disa prej tyre shprehën edhe shqetësime për përçarjet politike e shoqërore, duke bërë thirrje për më shumë unitet mes shqiptarëve, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Rizah Syla për Ekonomia Online tha se Kurban Bajrami është një festë e madhe dhe uroi që ajo të sjellë mirësi e begati për të gjithë.

“Edhe juve për hajër u qoftë. E me të mira inshallah e kalojmë, se kjo festë është shumë festë e madhe, festë njerëzore, me pasur rahmet e bereqet. Një urim për krejt shqiptarët. Edhe në fund të fundit, urime krejt myslimanëve anë e mbanë botës, kah janë e kah s’janë”, tha ai.

Ai pati edhe një mesazh për bashkim dhe mirëkuptim mes shqiptarëve.

“Ja kisha çuar një mesazh që me u bashku, me u bërë në një vend, se të përçarë, e të copëtuar e të kiametit kemi qenë boll. Sot kishe e kena një liri, po ndërmjet veti s’jemi duke u marrë vesh. Edhe krejt shqip po flasim, por jo. Allahu u bëftë rahmet e i udhëzoftë” shtoi ai.

Edhe Ahmet Ajeti uroi festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Urime të gjithëve Kurban Bajrami. Allahu i pastë bërë kabull!”, tha ai.

I pyetur nëse kishte një mesazh për politikanët, ai u përgjigj shkurtimisht:

“Për politikanët, ata le të qojnë mirë, se s’kanë mirë hiç ata”, shtoi ai.

Avokati Arianit Koci tha se shpreson që ky vit të sjellë më shumë paqe dhe tolerancë.

“Le të jetë ky vit i paqes dhe i bereqetit. Shpresoj që toleranca ka me mbizotëru këtë vit”, u shpreh Koci.

Ai vlerësoi edhe mesazhin e mbajtur nga myftiu gjatë Hytbes së Bajramit.

“Duhet me e përgëzuar hoxhën sot për një fjalim fantastik. Edhe të anës politike besoj që të gjithë ne duhet në atë frymë të fjalimit të sotëm me u sjellë”, shtoi Koci.

Ndërsa qytetari Fuat Islami përcolli një mesazh të gjatë për paqe, solidaritet dhe harmoni mes njerëzve e popujve.

“E kësaj here, si herave të kaluara, gjithë botës islame anë e mbanë globit, i uroj këtë festë të madhe të Kurban Bajramit. Le të mbretërojë në botë paqja, mëshira, sakrifica, solidariteti mes njerëzve, harmonia, të ketë tolerancë, harmoni, mirëkuptim mes njerëzve, të shtrihet dora e të varfërve, të shtrihet dora e pajtimit mes njerëzve, të ketë harmoni, paqe, por sidomos të ketë solidaritet, harmoni, dhe të ketë ndihmë më shumë mes njerëzve, të ketë ndihmë më shumë në kuptimin human dhe solidar tek shtresa e varfër e popullatës, të ketë harmoni mes shtresave politike, të ketë mirëkuptim mes dallimeve fetare, racore, kombëtare. Dhe gjithsesi në botë të mbretërojë paqja, dhe njëkohësisht uroj që në festat e ardhshme të Kurban Bajramit në botë të ketë më shumë paqe, harmoni dhe të ketë solidaritet mes kombeve, racave dhe feve të ndryshme në botë”, tha qytetari.

Maqedoni36 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme5 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë5 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK