Connect with us

Lajme

PSD-ja mban një aksion simbolik pranë zyrave të PDK-së

Publikuar

Dardan Molliqaj, së bashku me disa aktivistë të PSD ka zhvilluar një aksion simbolik para selisë së PDK, ku ka kërkuar sqarime për zhvillimet politike pas zgjedhjeve.

Molliqaj tha se qytetarët presin përgjigje për dy pyetje kryesore: pse u shkua në zgjedhje dhe çfarë do të ndodhë pas tyre. Sipas tij, partitë si PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të japin shpjegime për pozicionet e tyre politike.

“Dy pyetje të qytetarëve të Kosovës presin pergjigje, pse shkuam në zgjedhje dhe çfarë do të ndodh pas këtyre zgjedhjeve. Pa shpjegimin e PDK-së dhe LDK-së për këto dy pyetje nuk mundet qytetari me kuptu se çfarë po ndodh dhe çfarë ka me ndodh. Ne leximin tonë ka qenë e drejtë refuzimi për bashkëpunim ne Kurtin sa i përket çështjes së presidentit. Rrugës po kuptojmë që ky refuzim nuk ka qenë parimor, por ka qenë për pushtet. Tani pyetja e dytë është çfarë do të bëjnë këto parti pas zgjedhjeve, që ta kuptojmë a me i votu ën zgjedhje.”, ka thënë Molliqaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK