Connect with us

Religjion

Pjesëmarrja në mekteb gjatë ciklit menstrual

Publikuar

më




A duhet vajza adoleshente, gjatë ciklit menstrual, të vijojë mësimin në mekteb dhe të mësojë Kur’an, apo duhet të mungojë derisa t’i përfundojë cikli?

Përgjigjja:

Nëse mësimi i mektebit zhvillohet në një hapësirë të ndarë nga xhamia dhe vendi i faljes, atëherë vajza mund të marrë pjesë normalisht në mësim, të ndjekë ligjëratat dhe të dëgjojë mësimet rreth Islamit dhe dispozitave fetare. Këto janë të lejuara gjatë periudhës së menstruacioneve. Mirëpo, në këtë gjendje ajo nuk duhet të hyjë në hapësirën e faljes në xhami dhe as të lexojë Kur’an nga mus’hafi.

Ndërsa, nëse mësimi mbahet brenda hapësirës së xhamisë ku falet namazi, atëherë nuk duhet të marrë pjesë, për shkak të ndalesës së qëndrimit në xhami gjatë menstruacioneve.

_____________________

Preporod, 01 maj 2026

Prof. dr. Ahmed Purdic (fetvai-emin i Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovis)

Pershtati ne shqip:
Islampress.ch

(Islampress)



NA NDIQ NË FACEBOOK