Connect with us

Lajme

Pjesëmarrja e Mickoskit në Kongres, Mexhiti: Nderoi VLEN-in, nderoi shqiptarët

Publikuar

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka folur edhe për pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski në Kongresin e parë të partisë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mexhiti këtë e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm, ku një kryeministër merr pjesë në një Kongres apo aktivitet të partive shqiptare.

“Është hera e parë që një kryeministër i vendit merr pjesë te partitë shqiptare. Edhe kur kanë qenë partnerë, nuk ka ndodhur. Madje edhe z. Gruevski nuk ka marrë pjesë as në Marrëveshjen e Ohrit”, është shprehur Mexhiti.

Sipas tij, kjo ky është një hap përpara që kryeministri nderoi VLEN-in.

“I nderoi shqiptarët duke qëndruar për rreth dy orë”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

NA NDIQ NË FACEBOOK