Connect with us

Maqedoni

Nga java e ardhshme, ulje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

më

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se Qeveria nesër do të mbajë një mbledhje online, në të cilën do të shqyrtohen masat për formimin e çmimeve të derivateve të naftës. Ai shprehu pritjen që nafta të lirohet për 6 deri në 6,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës të mbetet i pandryshuar ose të rritet për 0,5 denarë për litër.

“Sipas llogaritjeve tona, bazuar në analizat e lëvizjes së çmimeve në bursat botërore gjatë dy javëve të fundit, përkatësisht në gjysmën e dytë të majit, si dhe gjatë javës së fundit, presim që çmimet gradualisht të stabilizohen edhe te ne. Kjo do të thotë se norma preferenciale e TVSH-së për benzinat do të rikthehet nga 10 në 18 për qind, ndërsa ulja e akcizës prej dy denarësh për litër për naftën dhe benzinat pa plumb 95 dhe 98 oktanë do të mbetet në fuqi, pasi çmimi mesatar në gjysmën e dytë të majit për këto derivate lëvizi mes 1.000 dhe 1.200 dollarëve për fuçi.

Po negociojmë me OKTA për të parë se çfarë mund të bëhet. Ndoshta mund të sigurojmë një zbritje shtesë të paktën për gjysmën e parë të qershorit. Duke marrë parasysh të gjitha këto masa, pres që çmimi i benzinave të mbetet i njëjtë ose të ketë një rritje të vogël prej gjysmë denari, ndërsa nafta të lirohet rreth 6 deri në 6,5 denarë për litër. Këto janë përafërsisht shifrat që dalin nga kalkulimet tona, por mbetet të shihet llogaritja përfundimtare e organit rregullator”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se edhe pas ndryshimeve të reja të çmimeve të derivateve, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ketë karburantet më të lira në rajon.(INA)

Lajme59 minutes ago

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vde’kur, detaje për të dyshuarin dhe pamje duke ikur njerëzit

Maqedoni2 hours ago

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

Shqipëri2 hours ago

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

Lajme3 hours ago

Racaj: Unë e argumentoj ikjen e mjekëve Kryeministër, a mund ta argumentoni ju kthimin?

Maqedoni4 hours ago

BDI kritikon konkursin në Akademinë Ushtarake: Asnjë shqiptar mes 29 kadetëve të pranuar

Shqipëri5 hours ago

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

Maqedoni7 hours ago

Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqipëri8 hours ago

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Lajme9 hours ago

“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

Maqedoni10 hours ago

Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është sa gjysma e maqedonasve!

Shqipëri10 hours ago

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

Lajme11 hours ago

Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

NA NDIQ NË FACEBOOK