Connect with us

Lajme

Nga e shtuna e ardhshme fillojnë provimet e maturës shtetërore

Publikuar

Të shtunën e ardhshme nis dhënia e provimeve eksterne të maturës për më shumë se 14.500 nxënës që përfundojnë arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026.

Në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm, këtë vit maturantët do të japin tri lloje provimesh: maturë shtetërore, maturë shtetërore profesionale dhe maturë shtetërore artistike.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nga gjithsej 14.587 nxënës të paraqitur për provimet e maturës, 12.184 janë regjistruar për maturë shtetërore, 2.276 për maturë profesionale shtetërore dhe 127 për maturë artistike shtetërore.

Gjimnazistët japin vetëm maturën shtetërore dhe janë paraqitur 5.713 kandidatë. Nxënësit e shkollave profesionale dhe artistike kanë mundësi të zgjedhin ndërmjet maturës shtetërore dhe asaj profesionale ose artistike.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniela Jovçevska-Mihajllovska, deklaroi se përgatitjet po zhvillohen sipas afateve të përcaktuara dhe se synimi është që të gjithë nxënësit të kenë kushte të barabarta dhe proces korrekt të testimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK