Bota
Netanyahu: Izraeli është më i fortë se kurrë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënëë të dielën se “Izraeli është më i fortë se kurrë”, ndërsa njoftoi investimet e fundit ushtarake të vendit.
Në një video-adresim, ai ka thënë se Izraeli po blinte “dy skuadrone avionësh modernë: F-35 dhe F-15IA” dhe se pilotët e tij “mund të arrijnë kudo në qiellin iranian dhe janë të përgatitur ta bëjnë këtë, nëse kërkohet”.


















