Connect with us

Kosovë

Në zgjedhjet e fundit mbështeti PDK-në, në këto zgjedhje Nasim Haradinaj del hapur në mbështetje të AAK-së

Publikuar

Problemet për PDK-në në prag të zgjedhjeve vazhdojnë të rriten, pasi pas fushatës së zbehtë tash kanë filluar të mos i japin mbështetje figura të rëndësishme e me peshë.

Një nga këto figura që sot hapur ka dalë në përkrahje të AAK-së është Nasim Haradinaj, i cili në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar ishte mbështetës i zjarrtë i PDK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Haradinaj në zgjedhjet e fundit mbështeste hapur PDK-në dhe disa nga kandidatët e tyre.

Ai ak thënë se ka vendosur ta mbështes Aleancën pasi Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Sipas tij ky subjekt ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë.

“Aleanca, e edhe Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë. Si subjet parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare.” – shkruan ai.

Kjo lëvizje duket të jetë shumë interesante pasi hiq më larg se dje kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka publikuar fotografi me të duke thënë janë bashkë për zgjedhjet e 7 qershorit.

NA NDIQ NË FACEBOOK