Maqedoni
Ndalimi i telefonave në shkollat e mesme, nxënësit kundër masës
Publikuar
para 6më

Ndalesa e telefonave celularë për nxënësit e shkollave të mesme është në shqyrtim. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska dhe kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëruan se përmes kësaj mase synojnë rritjen e përqendrimit të nxënësve në orët e mësimit.
Por, shumica e nxënësve janë kundër këtij vendimi. Sipas tyre, telefonat celularë u mundësojnë qasje më të lehtë në informacione dhe përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë kohës së tyre në shkollë.
Disa të tjerë vlerësojnë se në vend se të ndalohen celularët, duhet të vendosen pajisje që pengojnë përdorimin e rrjeteve sociale.
“Në një aspekt ka edhe pjesën e mirë por nga ana tjetër ndoshta nuk ka të mira pasi telefoni na ndihmon edhe si kalkulator por ka edhe pengesa për mësim. Cilat janë të mirat dhe të këqijat? Të mirat janë që mundësh të përdoresh për AI, dhe informata tjera për mësim por edhe dekoncentrohesh në mësim dhe kjo është pjesa e keqe.”– tha një nxënës.
“Do të ishte problematike të ndalohen pasi nxënësit e shkollave të mesme janë larg shtëpisë dhe ndalesa e komunikimit me prindërit por nga ana tjetër është problematike përdorimi i celularit gjatë orëve të mësimit, pra jam edhe për ndalese por edhe jo, pasi ka edhe anët pozitive dhe ato negative.” – tha një nxënëse.
“E keqja është që nuk do mund të flasim me prindërit ndërsa ana e mirë është që do ndalen fotografitë që t’i keqpërdorin ndaj nxënësve.” – tha një nxënës.
Sipas paralajmërimit të Ministres së Arsimit Vesna Janevskes dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievskit, përdorimi i celulareve për nxënësit e shkollave të mesme do të lejohej vetëm për nevoja mësimore me autorizim nga ana e profesorëve.
Ndërsa sipas tyre, kjo praktike pritet të filloje pas bisedimeve me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme në Shkup./Alsat.mk.
You may like

Era e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Levica akuzon Albi Qamilin: Ka siguruar Badenterin për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Sejdiu: BDI për 20 vite nuk realizoi asnjë nga pikat e programit të saj, e nisi dhe e mbylli mandatin me rrugën Shkup- Bllacë!

Ademi për Balancuesin: Keqpërdorimet ishin raste të izoluara

Murseli: Në administratën e Komunës së Butelit vetëm 7 nga 56 të punësuar janë shqiptarë

“S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK“/ Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për deklarimet rreth ligjit për Specialen

Era e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

“Kjo është ulja e parë e çmimeve në këto 35 vite”, Çoçoli: Përmirësim i madh për qytetarët

“Terr i zi” në Kuvend, ndërpritet rryma derisa deputetët mblidhen për seancën e buxhetit

Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Houthit godasin ‘simbolin financiar’ të Arabisë Saudite, dëme në kullën gjigante të Riadit

Erërat e forta edhe në Prishtinë, gjësendet shpërndahen nëpër rrugë

Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

Levica akuzon Albi Qamilin: Ka siguruar Badenterin për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

Sejdiu: BDI për 20 vite nuk realizoi asnjë nga pikat e programit të saj, e nisi dhe e mbylli mandatin me rrugën Shkup- Bllacë!

