Connect with us

Lajme

Murtezani nxjerr dokumentet në emision: Në kohën e BDI-së aktet zyrtare nënshkruheshin vetëm në maqedonisht

Publikuar

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Asim Murtezani, në një intervistë ka deklaruar se gjatë periudhës së qeverisjes aktuale nuk ka pasur tensione ndëretnike apo skandale me prapavijë etnike, duke theksuar se kjo është “qeveria e parë që qeveris në mënyrë dinjitoze dhe të drejtë”.

Murtezani tha se rastet e fundit që janë përmendur në opinion janë incidente të izoluara dhe nuk përfaqësojnë prishje të marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Ai krahasoi situatën aktuale me periudhën kur në qeveri ishte Bashkimi Demokratik për Integrim, duke përmendur rastet “Monstra”, “Sopoti”, “Lagja e Trimave”, “Almiri”, “Alfa”, enciklopedinë dhe ngjarjet e vitit 2012 si raste të rënda politike dhe ndëretnike.

Sipas tij, asnjë e drejtë elementare e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk është cenuar, ndërsa theksoi se gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në institucione respektohet plotësisht.

“Jam Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Qeverisë dhe në zyrën time është flamuri kombëtar. Dokumentet nënshkruhen në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht”, deklaroi Murtezani, duke prezantuar edhe një dokument zyrtar dygjuhësh.

Ai akuzoi më tej BDI-në për “demagogji”, duke pretenduar se në kohën kur zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, dokumente të caktuara zyrtare nënshkruheshin vetëm në gjuhën maqedonase.

NA NDIQ NË FACEBOOK