Maqedoni
Mungesë e madhe e fuqisë punëtore në vend, kërkesa për zanate në rritje
Publikuar
para 7më

Mungesa e fuqisë punëtore dhe e kuadrove të kualifikuara mbetet një nga sfidat më të mëdha në shumë profesione dhe zanate në vend. Kryetari i Odës së Zejtarëve, Goran Ristevski, tha se mungesa e kuadrove ndihet pothuajse në çdo sektor dhe se profesionet e zejtarisë po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.
“Për mungesën e kuadrove mund të them se në të gjitha veprimtaritë kemi mungesë. Mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa për çdo zanat, si dhe përfitimi financiar që do ta kenë zejtarët e ardhshëm dhe nxënësit që do ta përfundojnë arsimin e mesëm profesional, mendoj dhe jam i sigurt se do t’i motivojë ta shohin të ardhmen e tyre në shtetin tonë, e me këtë normalisht të kemi zhvillim të ekonomisë së vendit tonë.”, tha Goran Ristevski, kryetar i Odës së Zejtarëve
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se pothuajse 70 për qind e nxënësve të klasës së nëntë regjistrohen në shkolla profesionale. Ajo shtoi se përmes arsimit dual nxënësit kanë mundësi të fitojnë përvojë praktike në kompani dhe vende reale pune. Sipas Janevskës, me zbatimin e arsimit dual është arritur numri prej 800 punëdhënësish, të cilët u mundësojnë nxënësve të mësojnë në vende të vërteta pune.
“Ky numër do të rritet sepse çdo kompani e re e sheh përfitimin konkret përmes kuadrove më mirë të trajnuar dhe uljes së shpenzimeve. Nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kanë zgjedhur të mësojnë një zanat të caktuar, do të mund të vazhdojnë arsimin në arsim të lartë dual, gjë që mundësohet me ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili së shpejti do të gjendet para deputetëve. Qëllimi është të krijojmë profesionistë me arsim të lartë, të përgatitur për tregun bashkëkohor të punës, të cilët do t’i kombinojnë aftësitë e fituara me njohuritë akademike”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit
Deklaratat u bënë në kuadër të “Garës Kombëtare të Aftësive 2026” që po zhvillohet në shkollën profesionale “Boro Petrushevski”. Për vitin e ri shkollor 2026/2027 janë siguruar mbi 25 mijë vende për regjistrim në vitin e parë, prej të cilave 17 mijë në arsimin profesional, ndërsa prej tyre pothuajse shtatë mijë në paralele duale./Alsat.mk.
You may like

Dramë në Shkup: Pacienti me kancer dyshohet se piu antifriz, më pas me të birin sulmuan mjekun dhe infermieren!

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Gjorgjievski: Gjysmë milioni euro kursime në karburant, dyshime për abuzime në të kaluarën në JSP

Vranësira dhe reshje gjatë pasdites, temperaturat deri në 19°C

Kryetari Valbon Limani shënon Festat e Nëntorit me bashkatdhetarët në Zvicër

Janevska: Në mars rriten pagat e mësimdhënësve, punësime të reja nuk do të ketë

Pothuajse dy në tri familje në Maqedoni janë pa fëmijë!

Dramë në Shkup: Pacienti me kancer dyshohet se piu antifriz, më pas me të birin sulmuan mjekun dhe infermieren!

Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve, reagon Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH

“Kom me të myt”: Paraburgim për burrin që dyshohet se kërcënoi gruan dhe sulmoi me thikë axhën e saj

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Gjorgjievski: Gjysmë milioni euro kursime në karburant, dyshime për abuzime në të kaluarën në JSP

Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

Vranësira dhe reshje gjatë pasdites, temperaturat deri në 19°C

