Connect with us

Maqedoni

Mucunski: Opozita të jetë më e përgjegjshme ndaj agjendës së reformave evropiane

Publikuar

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski i bëri thirrje opozitës që të ketë një qasje të përgjegjshme ndaj axhendës së reformave, të kontribuojë në të ardhmen evropiane dhe të lërë mënjanë politikën ditore.

Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme pritet “një shpërndarje historike e lartë e fondeve për shtetin në kuadër të planit të rritjes”.
“Integrimi evropian nuk mund të jetë i suksesshëm pa seriozitet, pa përgjegjësi dhe pa një konsensus minimal kombëtar mbi çështjet më të rëndësishme shtetërore. Ky nuk është një proces i një qeverie dhe një partie politike, ky është një proces që përcakton të ardhmen e shtetit.

Për axhendën e reformave, na duhet një dialog politik i bazuar në argumente, institucione dhe respekt të ndërsjellë, dhe jo në konfrontime ditore politike, të cilat minojnë besimin në proces”, theksoi Muçiunski në një konferencë për shtyp në Qeveri.

Siç tha ai, axhenda e reformave nuk është vetëm një slogan, por nënkupton institucione funksionale, sundimin e ligjit, një gjyqësor të pavarur, një shtet që vepron sipas standardeve evropiane, por nënkupton edhe një ndjenjë përgjegjësie ndaj shtetit.

“Kjo është arsyeja pse sot duam t’i bëjmë një thirrje të qartë opozitës, të lërë mënjanë politikën e përditshme kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane dhe të tregojë pjekuri dhe konstruktivitet për reformat që janë thelbësore për vendin, veçanërisht reformat që lidhen drejtpërdrejt me axhendën evropiane dhe planin e rritjes. Para së gjithash, Kodi Zgjedhor dhe reformat gjyqësore.

Pikërisht këtu nevojitet pjekuri politike sot. Jo mbështetje deklarative për Evropën në konferenca për shtyp, por mbështetje konkrete aty ku merren vërtet vendimet, në institucione dhe në Kuvend. Këto nuk janë vetëm ndryshime të zakonshme ligjore, por reforma që ndikojnë drejtpërdrejt në besueshmërinë e vendit, sundimin e ligjit dhe aftësinë tonë për të vazhduar të përdorim mundësitë e hapura nga fondet e BE-së”, thotë Mucunski.

Lajme4 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme52 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK