Lajme
Mucunski: Aktualisht nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, deklaroi se në këtë moment nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se Qeveria nuk planifikon të ndërmarrë hapa konkretë në atë drejtim.
Komentet ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po qëndron për vizitën e tij të parë zyrtare në vend.
Sipas Mucunskit, problemi kryesor mbetet mungesa e besimit dhe kredibilitetit ndaj shtetit në procesin eurointegrues. Ai theksoi se, përkundër situatës me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut po vazhdon të ndërmarrë hapa konkretë që lidhen me perspektivën europiane të vendit.















