Lajme
Mickoski: Rritja e çmimeve të biletave të avionit do të ketë ndikimin më të madh në normën e inflacionit për muajin prill

Duke cituar të dhëna nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se në prill, më të shtrenjtat ishin shërbimet e transportit, përkatësisht çmimet e biletave të avionit në kompanitë ajrore me kosto të ulët, të cilat, tha ai, do të ndikojnë në shifrën përfundimtare të inflacionit për muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, çmimet e ushqimeve, siç tha ai, u rritën me më pak se një përqind në prill krahasuar me marsin.















