Lajme
Mësohet identiteti dhe mosha e viktimave në aksidentin e rëndë në qarkoren e Shkupit

Më 21.05.2026, në ora 23:00, në SPB Shkup është raportuar se në unazën e Qytetit të Shkupit, mes mbikalimit Vizbeg dhe unazës Mirkovc, B.B. (76) nga Kosova, duke drejtuar automjet transportues – kamion të tipit “MAN” me gjysmërimorkio me targa kombëtare të Kosovës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në kahun e kundërt të autostradës, ku është përplasur me një veturë të tipit “BMW” me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. (51) nga Shkupi.
Nga përplasja ka shpërthyer zjarr në të dy automjetet, me ç’rast vetura dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës për Mbrojtje Kundër Zjarrit të Shkupit.
Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë shoferi R.V. dhe bashkëudhëtarët në automjetin e tij, A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi, si dhe një person tjetër identiteti i të cilit për momentin është i panjohur. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion. Po ashtu, me urdhër të prokurorit publik, shoferi B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Gjatë kryerjes së ekspertizës, respektivisht në periudhën nga ora 23:10 deri në ora 05:00, trafiku është ridrejtuar në aksin Tetovë-Veles, te nyja “Prishtina” drejt fshatit Vizbegë, si dhe në drejtimin Veles-Tetovë te nyja Mirkovc. Në ora 05:00 trafiku është normalizuar.
Tragjedia në autostradën e Shkupit, MPB me detaje: Katër të vdekur, arrestohet shoferi i kamionit
Alsat: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
















