Connect with us

Lajme

Mesazhi i Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahu me rastin e Kurban Bajramit

Publikuar

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh tha se kjo festë, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme.
“Sot, me zemër dhe shpirt, përjetojmë festën e madhe të Kurban Bajramit, festë kjo që shënon kryerjen e obligimit të Haxhit, obligimin e prerjes së kurbanëve, si dhe ditët në të cilat u plotësua Kur’ani Famëlartë për të qenë udhërrëfyes për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat.
Në ditët e kësaj feste, miliona besimtarë, me besim të paluhatshëm dhe vetëdije të lartë, kryejnë obligimin e Haxhit për ta plotësuar kushtin e pestë të Islamit, duke dëshmuar në praktikë fuqinë e besimit dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit të Madhërishëm me fjalët: “Të përgjigjemi, o Zoti ynë, të përgjigjemi!”
Vërtet, sot në Qaben e bekuar, në luginën e Arafatit dhe në vendet tjera të shenjta, besimtarët dëshmojnë se qëllimi i tyre është dashuria ndaj Allahut, ndaj vetvetes dhe ndaj njeriut.
Në Qaben e bekuar marrin porosinë se njerëzimi buron nga një mashkull dhe një femër, gjë që ngre vetëdijen për barazinë në të gjitha sferat e jetës, për devotshmërinë, respektin, njerëzinë dhe zhvillimin në shërbim të njeriut.
Sot, në këtë ditë të madhe, besimtarët me kënaqësi kryejnë obligimin hyjnor të prerjes së kurbanëve të tyre, duke dëshmuar në praktikë se pasuria është dhuratë e Zotit dhe se ajo nuk është qëllim i jetës, por mjet për arritjen e qëllimeve të saj: besimit, kujdesit ndaj vetvetes, njeriut, jetimit, të varfrit, dijes dhe mirëqenies njerëzore.
Kjo vërteton parimin e madh islam se nuk ka vepra madhore pa sakrifica të mëdha dhe se e mira arrihet duke flijuar edhe më të dashurën që posedon njeriu.
Andaj, Festa e Kurban Bajramit, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme.
Kjo festë e bën besimtarin të vetëdijshëm që ta largojë nga vetja urrejtjen, xhelozinë, agresivitetin, nënçmimin, diskriminimin dhe përçarjen.
Ajo simbolizon vetëdijen e lartë mbi Krijuesin, kujdesin për familjen e shëndoshë, afërsinë me njëri-tjetrin, urtësinë në veprime, dashurinë ndaj të afërmve, prindërve dhe familjes, forcimin e lidhjeve ndërnjerëzore, shmangien e konflikteve ndërmjet vendeve dhe kombeve, si dhe mbjelljen e paqes, tolerancës dhe solidaritetit për ngritjen e vetvetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi.
Besimtarë të nderuar,
Në këtë festë të madhe, shfrytëzoj rastin që, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta të gjithë besimtarëve, familjeve tona, si dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që t’i pranojë sakrificat tona, kurbanët dhe lutjet tona, duke na shpërblyer me mëshirën dhe begatitë e Tij të pakufishme.
URIME FESTA E MADHE E KURBAN BAJRAMIT”, ka thënë në mesazhin e urimit efendi Fetahu.

Lajme37 minutes ago

Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu

Lajme43 minutes ago

26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Maqedoni2 hours ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri2 hours ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme3 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni4 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni4 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë4 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni5 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri5 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni6 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota6 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

NA NDIQ NË FACEBOOK