Connect with us

Lajme

MEPSO mbron interesin shtetëror: Ndërprerja vendimtare e kontratës jofunksionale hapi rrugën për përfundimin e interkonektorit me Shqipërinë

Publikuar

më

Pas realizimit të vetëm katër për qind të punimeve, braktisjes së kantierit dhe zvarritjes së afateve për vite me radhë, MEPSO vlerëson se ndërprerja e kontratës ka qenë hapi i vetëm i përgjegjshëm për shpëtimin e projektit të interkonektorit me Shqipërinë.

MEPSO ka kontestuar vendimin e trupit para-arbitrazh, i cili kishte vendosur në favor të kompanisë sarajevase “Energoinvest”, duke theksuar se disponon argumente të forta juridike që procedura përfundimtare e arbitrazhit do të përfundojë në favor të kompanisë shtetërore.
Nga drejtuesit aktualë të Mepsos bëjnë të ditur se kontrata nuk është ndërprerë në mënyrë arbitrare, por për shkak të mosrealizimit serioz të obligimeve kontraktuese, realizimit minimal në terren dhe bllokimit shumëvjeçar të një prej projekteve më të rëndësishme energjetike në vend.
Sipas MEPSO-s, “Energoinvest” kishte realizuar vetëm katër për qind të punimeve të parapara. Nga gjithsej 269 themele dhe shtylla, ishin ndërtuar vetëm 24 themele, pa konstruksione përkatëse. Kjo, sipas Mepsos, dëshmon se projekti praktikisht nuk është zhvilluar me dinamikën e nevojshme, megjithëse bëhet fjalë për një interkoneksion strategjik që duhet të lidhë nënstacionin “Manastir 2” me rrjetin energjetik të Shqipërisë përmes Elbasanit dhe Qafë Thanës.
Nga Mepso theksojnë se problemi nuk ka qenë vetëm realizimi i ulët, por edhe fakti që “Energoinvest” e kishte braktisur kantierin dhe nuk ishte rikthyer deri në ndërprerjen përfundimtare të kontratës. Sipas MEPSO-s, kantieri ishte braktisur që në vitin 2022, çka ka qenë bazë serioze për shkëputjen e marrëveshjes.
Drejtuesit e Mepsos bëjnë të ditur se vendimi për ndërprerjen e kontratës në dhjetor të vitit 2024 ishte marrë pas një analize të gjerë dhe kontrolli forenzik të kontratës, ku janë shqyrtuar të gjitha aspektet e projektit. Gjithashtu, janë konsultuar edhe financuesit, të cilët, sipas MEPSO-s, kanë vlerësuar se edhe nëse “Energoinvest”-it do t’i paguheshin 7.7 milionë euro shtesë që i kërkonte për vazhdimin e ndërtimit, kompania përsëri nuk do të ishte në gjendje ta realizonte projektin.
Një nga argumentet kryesore të MEPSO-s është se realizuesi i punimeve kishte kërkuar mjete shtesë pavarësisht dispozitave kontraktuese që, sipas kompanisë, nuk lejonin rritje të çmimit. Gjatë vitit 2023, drejtuesit e mëparshëm të MEPSO-s kishin ofruar dy anekse kontrate, një në vlerë prej 2.8 milionë eurosh dhe tjetrin prej 4.5 milionë eurosh, por të dyja ishin refuzuar nga “Energoinvest”.
Burim Latifi theksoi se analiza forenzike ka konstatuar mungesë vullneti për vazhdimin e ndërtimit të linjës energjetike, gjë që sipas tij paraqet bazë të mjaftueshme për ndërprerjen e kontratës. Ai shtoi se braktisja e kantierit dhe mosrealizimi i obligimeve kontraktuese krijuan kushtet për ndërprerjen e marrëveshjes dhe jo ndonjë vendim politik apo arbitrar i menaxhmentit aktual.
Një argument shtesë i MEPSO-s është se “Energoinvest” ishte mbështetur pothuajse tërësisht në nënkontraktorë nga rajoni i Strugës, të cilët sipas kompanisë kishin përvojë në ndërtimtari, por jo në infrastrukturë energjetike. Kjo, sipas drejtuesve të kompanisë, e konfirmon më tej vlerësimin se projekti nuk mund të përfundonte as me lëshime të reja financiare.
MEPSO ka konsultuar edhe dy kompani të njohura avokatie nga ShBA-ja për procedurën e arbitrazhit, analizat juridike të të cilave, sipas kompanisë, tregojnë se ndërmarrja shtetërore ka bazë të fortë ligjore në këtë kontest.
Edhe pse trupi para-arbitrazh kishte vendosur që MEPSO të paguajë gjashtë milionë euro dëmshpërblim për ndërprerjen e njëanshme të kontratës, kompania e ka apeluar vendimin dhe konsideron se ai nuk paraqet epilogun përfundimtar të arbitrazhit.
Nga MEPSO theksojnë gjithashtu se dëmi real për shtetin është mosndërtimi i interkonektorit. Sipas llogaritjeve të tyre, për shkak të mosrealizimit të projektit, shteti nga viti 2023 deri më sot ka humbur rreth 19.8 milionë euro, ose rreth 6.7 milionë euro në vit. Për më tepër, nga kamata që prej vitit 2025 janë humbur edhe rreth një milion euro shtesë.
Pikërisht për këtë arsye, nga MEPSO shtrojnë pyetjen nëse shteti duhej të vazhdonte të priste një realizues që kishte përfunduar vetëm katër për qind të projektit, kishte braktisur kantierin dhe kërkonte mjete shtesë, apo të ndërpriste bllokadën dhe të krijonte kushte që projekti të vazhdojë.
Në këtë kontekst, ndërprerja e kontratës paraqitet si një hap i përgjegjshëm për mbrojtjen e interesit publik dhe jo si një vendim i marrë pa analizë.
Ndërkohë, realizuesi i ri “Dalekovod” nga Zagrebi pritet së shpejti të nisë punimet sipas kushteve të reja. Sipas informacioneve të publikuara, kontrata e re është nënshkruar për 30 muaj, ndërsa aktualisht po bëhet mobilizimi i resurseve ndërtimore para fillimit të aktiviteteve në terren.
Me këtë, MEPSO synon të mbyllë një periudhë shumëvjeçare bllokade dhe të hapë rrugën për përfundimin e interkonektorit energjetik me Shqipërinë.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme2 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri4 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme5 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri7 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme8 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri9 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë10 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni11 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK