Connect with us

Lajme

MEPSO ka kërkuar një analizë forenzike përmes USAID-it, dhe mbi bazën e saj është marrë vendimi për ndërprerjen e kontratës!

Publikuar

Sh.A MEPSO ka kërkuar realizimin e një analize forenzike përmes USAID, mbi bazën e së cilës është marrë vendimi për ndërprerjen e kontratës me kompaninë nga Sarajeva, mëson Zyrtare.

Vendimi për prishjen e kontratës me kompnainë Energoinvest nga Sarajeva nuk është marrë në mënyrë arbitrare, por pas një forenzike të detajuar dhe analize të thellë, në përputhje të plotë me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Çdo hap – si prishja e kontratës, ashtu edhe procedura e re – është bërë me miratim dhe nën mbikëqyrjen e BERZH-it, një institucion ndërkombëtar që vepron mbi bazën e rregullave, procedurave dhe fakteve, thonë nga MEPSO.

Ky zhvillim hedh poshtë akuzat e BDI ndaj drejtuesve të MEPSO-s, që akuzuan menaxhmentin e MEPSO-s për anulimin e kontratës me Energoinvest dhe akuzuan se ka nënshkruar marrëveshje me ELNOS BL DOOEL, pavarësisht mendimit negativ të Bordit Mbikëqyrës.

Nga VLEN, iu kundërpërgjigjën duke thënë se BDI sot nuk mbron qytetarët, por mbron interesa private dhe kontrata të dyshimta, përmes të cilave për vite me radhë janë mbushur me para nga xhepat e qytetarëve.

“Në vend që të japë përgjigje pse projekti për interkoneksionin me Shqipërinë u bllokua për më shumë se gjysmë dekade, BDI zgjedh të sulmojë dhe të manipulojë, duke u përpjekur të fshehë dështimin e vet dhe interesat që qëndrojnë pas kësaj”, thonë nga VLEN./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK