Connect with us

Kosovë

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë

Publikuar

 Kryetari i Komunës se Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtaku, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Leqinë, shkruan Veriu.info.

Gjatë takimit, Lushtaku theksoi mbështetjen e vazhdueshme që, sipas tij, PDK gëzon në këtë zonë. Ai u prit nga një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët shprehën përkrahjen për numrin 125 në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Sonte në Leqinë u dëshmua edhe një herë mbështetja e fuqishme dhe e palëkundur për PDK-në, si forcë politike që ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe në shërbim të së mirës së vendit.

Leqina krenare qëndron fuqishëm pas numrit 125, si simbol i ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit. Me bindje dhe besim, mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë, si garanci për stabilitet, zhvillim dhe qeverisje të mirë!
SL

Postimi i Lushtakut

NA NDIQ NË FACEBOOK